Nga data 1 janar i vitit 2023 prezervativët në këtë vend do të jenë falas

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se të gjithë të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç do të marrin prezervativë falas nga data 1 janar i vitit 2023.

“Në farmaci prezervativët do të jenë falas për moshat 18-25, duke filluar nga data 1 janar. Është një revolucion i vogël”, tha ai.

Lideri i Parisit, e bëri deklartën me rastin e një cikli të të ashtuquajturit Këshilli Kombëtar i Rithemelimit (Cnr), kushtuar shëndetit të të rinjve në Fontaine-le-Comte, pranë Poitiers.

Rikujtojmë, se një grua në Gjermani është shpallur fajtore për “sulm seksual”, pasi kishte shpuar prezervativët e partnerit të saj pa dijeninë ose pëlqimin e tij.

Gjykata e shpalli fajtore duke i dhënë një dënim me kusht me gjashtë muaj. Në dhënien e vendimit, gjykatësi tha se rasti ishte unik në historinë e drejtësisë gjermane por ndoshta edhe në botë sepse bëhet fjalë për një grua.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *