Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum. Në fotografitë e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit Erdogan.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan kryeministri krahas një postimi në Facebook.
‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Kryeministri shoqërohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Ditën e djeshme, Rama së bashku me dy ministret ndodheshin për një vizitë zyrtare në Azerbajaxhan ku zhvilluan takime me Presidnetin e vendit Ilham Aliyev.