Sherr mes dy grupeve në Stamboll, vritet i riu shqiptar dhe plagoset bashkatdhetari i tij

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në Turqi, pas një sherri mes dy grupeve. Mediat turke raportojnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Zeytinburnu të Stambollit rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Pas plagosjes me thikë ka ndërruar jetë 19-vjeçari Serxho Sharra, ndërsa mbeti i plagosur shoku i tij.

Mësohet se sherri mes dy grupeve nisi për shkaqe banale, ndërkohë që shqiptari tjetër po lufton me jetën.

Policia turke po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *