“Kim e flakën si limon të shtrydhur”, Berisha: Kamikazin e Ramës e kam falur

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme në konferencën për media komentoi largimin e ambasadores Yuri Kim sipas numrit një të PD, Rama e ka dorëzuar  pasi e përdori për politikat personale.

Berisha nuk la pa përmendur edhe agresorin që e goditi ditën e 6 dhjetorit në protestë, sipas tij Gerti Shehu është i falur por veprimi ishte ai i një kamikazi. Kryedemokrati ndër të tjera paralajmëroi se protesta do të vazhdoi deri në mosbindje civile.

 “Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile”, u shpreh Berisha

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *