Nga Spanja po qarkullon lajmi se Real Madrid dëshiron një zëvendësues të Benzema, dhe i përzgjedhuri është sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi.
“Pirati” po zhvillon një sezon fantastik te Mallorca, ku ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje dhe ka tërhequr vëmendjen e klubit më të mirë në Evropë.
Ancelottit i duhet një sulmues i cili mund ta zëvendësonte në mënyrë ideale francezin, ku në një rast dëmtimi apo pezullimi, Muriqi do të bënte punën e Benzema.
Por jo vetëm Real Madrid, pasi edhe Wolves janë të interesuar nga Premier League për Muriqin, ku janë të gatshëm të shpenzojnë 38 milionë euro për të.