Sarandë/ Aksidenti tragjik i mori jetën, 50-vjeçarja nga Saranda pak para ngjarjes postonte ne rrjetet sociale

Një orë para të humbiste jetën tragjikisht në aksident, kishte hyrë live në Facebook, teksa tregonte rrugën drejt Sarandës. Bëhet fjalë për 50-vjeçaren Etleva Bejko, e cila jetonte prej 25 vitesh në Greqi.

Nëna e një djali po udhëtonte drejt familjes në Markat të Konispolit, kur makina e saj humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërsa ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Në videon e publikuar nga viktima dëgjohet në sfond muzikë greke, ndërsa udhëtonte e vetme. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si është shkaktuar aksidenti.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *