Klubi madrilen rikthen sërish ’legjendën’, zbulohet zëvëndësuesi i Zinedin Zidan

Pas një sezoni të dështuar në Madrid, Zinedin Zidane do të largohet nga drejtimi i Real Madridit. Por mesa duket presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez e ka gjetur zëvëndësuesin. Klubi ka njoftuar se është zyrtarizuar marrëveshja me italianin Carlo Ançeloti.

“Real Madrid C. F. njofton se Carlo Ançelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit për tre sezonet e ardhshme. Nesër do të bëhet nënshkrimit i kontratës së bashku me presidentin Florentino Pérez në Madrid. Më vonë, Carlo Ançelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

 

Ancelotti ishte në krye të Realit midis 2013 dhe 2015, duke fituar La Decima në sezonin e tij të parë me Zidane si ndihmësi i tij para një sezoni të dytë ku Los Blancos u lëndua rëndë nga dëmtimet. Aktualisht në Everton, një kthim në kryeqytetin spanjoll mund të jetë një opsion.

Ai ka qenë trajner Bajerni i Mynihut, Napolit dhe Evertonit. Tani, është në krye të ekipit me më shumë Champions League të fituara.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *