Brazili u eliminua në Kupën e Botës në mënyrë të papritur që në fazën çerekfinale, pasi dështoi të fitonte me penallti ndaj Kroacisë. Sfida u mbyll 1-1, ku golit të Neymar iu përgjigj Petkovic.
Neymar me këtë gol ia doli të barazojë Pele. O’Ney shkon në kuotën e 77 golave me kombëtaren, po aq sa ka edhe legjenda Pele. Gjithsesi, tashmë te Seleçiao kjo nuk ka rëndësi, pasi janë të detyruar të kthehen në shtëpi përpara kohe.