U ekzekutua me kallashnikov, dalin pamjet nga varrimi i ish-boksierit

Ish-boksieri Tassos Berdesis, që u vra dje në Greqi, është varrosur në vendin e tij të origjinës, Mitopoli, Achaia.

Familja, të afërmit dhe miqtë e tij shoqëruan trupin e Tassos Berdesis nga shtëpia e tij në Kishën e Agios Nikolaos Mitopolis, ku iu dha “lamtumira e fundit’. Nëna e tij mbërriti në kishë e mbështetur nga vëllezërit e të ndjerit, ndërsa nuk duroi dot dhe i ra të fikët.

foto galeri

Autorët e krimit e goditën Tassos Berdesis nga një distancë shumë e afërt. Katërmbëdhjetë gëzhoja kallashnikov u gjetën në vendin e ngjarjes, dhe sipas ekzaminuesit mjekësor, 10 nga 14 gëzhojat ishin ato që goditën trupin e boksierit 39-vjeçar, gjë që dëshmon se autorët ishin të vendosur ta vrisnin. Dyshimet e para në lidhje me vrasjen e ish-boksierit dhe pista ku po hetohet është ajo e pastrimit të parave. Mësohet se autorët në momentin që qëlluan shënjestrën e tyre  kishin hipur në një xhip të zi luksoz, nga ku e qëlluan atë në kokë, në momentin që ish-boksieri ishte drejtuar për të shkuar në klubin e boksit.

Sipas një dëshmitari okular të vrasjes, të shtënat u dëgjuan qartë, megjithatë, ai thotë se besonte që ishte një lloj prove e autoriteteve, ndërsa shtoi se nuk e njihte viktimën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *