A ju nxisin sadopak imagjinatën fjalët “mistikja e verbër bullgar Baba Vanga, që profetizoi fundin e botës”? Nuk po, nuk jenin të vetëm. Baba Vanga cilësohet si “Nostradamusi i Ballkanit”. Nëse ju kujtohet Nostradamusi, ishte mjeku francez i epokës së Mesjetës, parashikimet e të cilit vazhdojnë të citohen ende sot.
Po kush ishte Baba Vanga
Emri i saj i vërtetë ishte Vangelia Pandeva Dimitrova. Ajo lindi në vitin 1911 në Bullgari, dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në rajonin Rupite në Malet Kozhuh, rreth 2 orë larg në veri të qytetit grek të Selanikut. Ajo ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, dhe 4 vite më vonë nisi të përhapet fjala mbi profecitë e saj.
Kjo ndodhi pikërisht në momentin kur u fundos nëndetësja bërthamore ruse “Kursk”. Pretendohet se Baba Vanga, e parashikoi këtë ngjarje që në vitin 1980. Kur Baba Vanga ishte gjallë, vendasit u bindën se ajo kishte fuqi paranormale, dhe e vizitonin atë shpesh për të folur me të afërmit e tyre të vdekur.
Ky ishte momenti kur ajo mori pseudonimin e saj, një kombinim i “Baba” (që do të thotë zonjë e moshuar) dhe “Vanga” (një shkurtesë e emrit të saj). Baba Vanga nuk lindi e verbër, por sipas të gjithë dëshmive e humbi shikimin e saj në një aksident misterioz gjatë fëmijërisë.
Në vitin 1925, ajo ndoqi një shkollë për të verbrit në Zemun, ku mësoi përmes metodës Braille. Por në dallim nga Nostradamusi francez, ajo nuk shkroi vetë asnjë nga vizionet që pretendonte se shihte. Ajo u mbështet te ata që kishte përreth saj për të përshkruar atë që shihte, të cilën ajo ua atribuoi “krijesave të padukshme”, të cilat nuk mund t’i shpjegonte.
Megjithatë, jo pak njerëz besojnë se parashikimet e Baba Vangës, megjithëse mund të interpretohen në forma të ndryshme, janë provuar të jenë afërsisht 85 për qind të sakta.
Ndër të tjera, pretendohet se ajo paratha fillimin e Luftës së Dytë Botërore, vdekjen e Stalinit, Çernobilit, sulmet e 11 Shtatorit 2001 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, katastrofën bërthamore në Fukushima të Japonisë në vitin 2011, zgjedhjen e Barak Obamës president të SHBA, bashkë me ditën e saktë të vdekjes së saj.
Profecitë mbi shkatërrimin e botës, transformimet, njerëzit-makina dhe alienët
Parashikime të tjera të Baba Vangës, kanë të bëjnë me temat e ngjashme me të gjitha profecitë: shkatërrimin, transformimin, këshilla për fuqitë botërore, katastrofat mjedisore, etj. Ngjashëm me Librin e Zbulesës në Bibël, ajo ka folur për “dragonjtë”, për të cilët shumë besojnë se janë një koment mbi fuqinë gjeopolitike gjithnjë në rritje të Kinës. Sidomos duke pasur parasysh profecitë e saj në lidhje me ”paratë e kuqe”.
Po sipas profecive të saj klonimi i njeriut do të jetë një praktikë më se e zakonshme deri në vitin 2046, natyra do të rilindë në vitin 2084, njerëzit do t’i nënshtrohen modifikimeve makinerive në vitin 2111, do të ketë udhëtime në kohë dhe kontakte me alienët rreth vitit 2288, do të ketë luftë në planetin Mars në vitin 3005, dhe jeta në Tokë do të marrë fund në vitin 3797.
Megjithatë, jo të nuk ishte e gjitha profecitë janë të zymta. Baba Vanga parashikoi se ky do të jetë viti kur do të zhduket kanceri. Të paktën, kjo profeci mund të shërbejë si një kujtesë e shpresës se kanceri, në të fromat e tij shkatërruese, do të mund të kurohet vërtet një ditë.
Në përgjithësi është paqartësia e vizioneve profetike, ajo që i bën ato kaq intriguese. Këto profeci zbulojnë fiksimet e një epoke dhe shqetësimet e atyre që i interpretojnë ato.
Në këtë mënyrë, Baba Vanga dhe të tjerët si ajo, janë të vlefshëm jo domosdoshmërisht sepse na bëjnë të aftë të përgatitemi për ngjarje të mëdha botërore, por për shkak të aftësisë së tyre për të “parashikuar” në një mënyrë indirekte, çfarëdolloj gjëje që njerëzit zgjedhin të besojnë.