Emri i Cristiano Ronaldos ka bërë shumë zhurmë kohët e fundit, aq shumë sa është diskutuar çdo ditë nëpër mediat e ndryshme botërore. Pak ditë më parë, Ronaldo u diskutua përsëri për çështjen e qëndrimit në stol me kombëtaren e tij.
Sulmuesi portugez është përfshirë në disa polemika të vazhdueshme javët e fundit dhe kritikat kanë qenë të shumta ndaj tij të cilat e kanë goditur shpesh. Një nga personat e paktë të cilët i ka dalë në mbrojtje CR7 është Mesut Ozil.
Përmes llogarisë së tij personale në “Twitter”, futbollisti gjerman shkroi:
“Vërtet nuk e kuptoj nga vjen ky negativitet i vazhdueshëm nga shtypi për Cristianon. Mediat thjesht po përpiqen të marrin klikime dhe ekspertët që nuk kanë më karrierë thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tyre të madh dhe përpiqen ta bëjnë atë të duket keq.
Të gjithë tifozët e futbollit duhet të jenë të lumtur që e kanë parë atë të luajë futboll të klasit botëror për 20 vjet. Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një prej sportistëve më të mëdhenj në historinë e sportit…”