Akuzat nuk kanë fund për Nick Carter. Këngëtari i “Backstreet Boys” akuzohet për abuzim seksual nga Shannon ‘Shay’ Ruth, tani 39 vjeç, e cila ka autizëm dhe paralizë cerebrale. Ajo ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë 17 vjeç.
Ajo ka rrëfyer se këngëtari e ka ftuar atë në autobusin e tij të turneut vite më parë. Më pas, Shannon theksoi se ai i ka hequr asaj pantallonat e më pas e ka detyruar që të kryej seks oral në tualet. Më pas, gruaja thekson se ai e ka përdhunuar.
Mirëpo, përveç saj, edhe tre gra të tjera kanë ngritur padi kundër këngëtarit. Nga ana tjetër, Shannon theksoi se Carter i ka dhënë një pije të çuditshme.
Mes lotësh, ajo theksoi se Carter e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me të, pa dëshirë, si dhe theksoi se më pas e ka dërguar në shtrat edhe pse e reja asokohe ka qenë duke qarë.
Jo vetëm kaq, por Ruth hodhi edhe një tjetër akuzë ndaj këngëtarit të njohur. Ajo shtoi se ai e ka kërcënuar se nëse i tregonte dikujt për ngjarjen, atëherë Nick do t’i kthente njerëzit kundër saj.