Një grua u përplas me një makinë Lamborghini Aventador, por nuk pagoi asnjë gjobë përsa i përket dëmtimit të makinës.
Aksidenti ndodhi në Korrik të 2021, teksa gruaja që po drejtonte një Alfa Romeo, nga pakujdesia e saj u përplas me modelin e veçantë të makinës luksoze.
Si pasojë e aksidentit rruga u bllokua për 2 orë nga policia pasi nuk mund të gjendej makina e aksidentuar por nga dëmet e pësuara nuk mund të rregullohet më. Modeli i makinës kushton midis 250,000 dhe 300,000 £.
Gjatë seancës dëgjimore ajo pranoi gabimin duke thënë se ishte e pavëmendshme kur ndodhi incidenti.
E pandehura, e cila jeton në Grainthorpe, Lincolnshire, iu hoqën tre pikë në patentën e saj, u gjobit me 40 £ dhe u detyrua të paguajë një shtesë prej 34 £ për viktimën.
Nga ky aksident asnjë nuk mbeti i lënduar përveç dëmeve materiale të makinave.