Sekuestrimet nuk prekin banorët/ Lame: Qytetarët nuk penalizohen për shkak të pallateve pa leje

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka deklaruar ditën e sotme se çdo shkelje që është bërë nga ndërtuesit nuk do të cënojë qytetarët që kanë lidhur një kontrakt shit-blerje. Gjatë shpëndarjes së disa legalizimeve në Kombinat, Lame u shpreh se çdo shkelje e bërë nga ndërtuesit, nuk do të reflektohet tek blerësi.

Po ashtu Lame njoftoi gjithashtu se për të gjithë ndërtuesit që janë në shkelje të lejeve, po rifreskohet marrëveshja me bashkinë e Tiranës, për të mos u pajisur më me leje ndërtimi, pa i mbyllur procedurat e mëparshme.

“Qëllimi i këtij Vendimi është që të mos penalizojë qytetarët që kanë blerë në këto pallate dhe fakti i sotëm që ne po vazhdojmë legalizimin e pallateve e braktisura nga ndërtuesi, është një shembull që tregon një ndarje të qartë mes hallit të qytetarëve që kanë blerë një apartament apo njësi shërbimi dhe qejfit të tyre që kanë shkelur lejet dhe që duhet të paguajnë për shkeljet që kanë bërë” u shpreh Lame.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *