Vivien ka ndjenja për Andin? ‘Shpërthimi’ i saj tregon shumë

Pas eksperiencës së saj në “Love Story” këtë vit Vivien Thano është bërë pjesë e realityshow-t, “Big Brother Vip Kosova”.

Ajo është shndërruar në një nga protagonistet e shtëpisë, nga marrëdhënia e saj e afërt me njërin prej konkurrentëve.  Bëhet fjalë për Andi Artanin, ish-konkurrentin e “Përputhen”.

Por me sa duket edhe pse nuk ka shumë ditë që ka nisur ky rrugëtim, pëlqimi i saj për Andin është goxha i fortë, saqë ajo pas largimit të konkurrentit ka shpërthyer në të qara.

Në fakt konkurrenti e inskenoi gjithçka, pasi ai në të vërtetë nuk do të largohej nga “Big Brother”, por Vivien u pa teksa e përjetonte shumë keq këtë. Në të vërtetë, Andi ndodhet në dhomën e sekreteve.

Por a ka nisur të ndiejë diçka Vivien?

Rikujtojmë se mëngjesin e djeshëm, ajo u ngrit nga gjumi dhe shkoi menjëherë pranë Andit, ku filloi ta puthte në shpinë. Gjithashtu ka pasur edhe përqafime të gjata mes dy banorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *