Boris Johnson thirrje Perëndimit: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund në 2023!

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka kërkuar vendeve perëndimore që të ndihmojnë urgjentisht Ukrainën me shpresën për t’i dhënë fund luftës kundër Rusisë në fillim të vitit 2023.

Ai tha se përfundimi i luftës është “në interesin e të gjithëve, duke përfshirë Rusinë”. Johnson vazhdon të mbetet një mbështetës i zëshëm i përpjekjeve të Ukrainës që nga largimi i detyrës në shtator.

Pasardhësi i tij Rishi Sunak, i cili vizitoi Kievin muajin e kaluar, është zotuar të vazhdojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

“Lufta mund të përfundojë vetëm në një mënyrë. Është në interesin e të gjithëve, përfshirë edhe të Rusisë, që perdja të ulet sa më shpejt që të jetë e mundur. Jo në 2025, jo në 2024, por në 2023,” ka deklaruar ish kryeministri britanik.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *