E MERITUAN! Maroku shkruan histori, bëhet skuadra e parë afrikane që kalon në gjysëmfinalen e një Botërori

 

Marokenët kanë bërë gjithçka mirë përballë Portugalisë e cila e niste përsëri sfidën me Ronaldon në stol, teksa kanë përballur vrullin fillestar të luzitanëve.

Ndërsa më pas nisën pak nga pak të shihnin nga porta kundërshtare. Pas disa tentativave, erdhi edhe goli me En Nesiri i cili i dha avantazhin në fund të pjesës së parë duke prishur planin e portugezëve.

Fernando Santos hodhi në fushë Ronaldon në pjesën e dytë dhe më pas edhe Leaon, por tashmë Maroku ishte organizuar mirë në mbrojtje duke bërë gjithçka si duhej për të ruajtur këtë avantazh në çdo mënyrë dhe ia doli deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu, kjo skuadër bëhet e para nga Afrika që siguron një vend në gjysmëfinalet e Botërorit në historinë e këtij turneu, ndërsa u jep fund ëndrrave të portugezëve.

n.s. / dita

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *