Kollitja është një simptomë e zakonshme që hasim gjatë një ftohjeje dhe një nga më të bezdisshmet. Trajtimi kërkon natyrshëm shumë pije të nxehta, por edhe pushim. Por zakonisht kolla përkeqësohet në mbrëmje, si pasojë e së cilës nuk mund të flemë sa duhet. Pse përkeqësohet më shumë gjatë natës?
Graviteti
Graviteti mendohet të jetë faktori kryesor që e përkeqëson kollën gjatë natës. Dr. Mitchell Blass thotë se: “Kur shtrihemi, mukusi automatikisht fillon të krijohet në fyt. Mbajeni jastëkun sipër kur të shtriheni që koka të jetë më lart. Do të ndihmojë në parandalimin e grumbullimit të mukusit në pjesën e pasme të fytit”.
Thatësira mjedisore
Nëse në dhomën ku flemë ambienti është i thatë, atëherë kolla përkeqësohet. Në këtë rast mund të përdorni një dehumidifikues për të rikthyer lagështinë në nivele të mira dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.
Kongjestioni i hundës
Kur e kemi të vështirë të marrim frymë me hundë për shkak të kongjestionit të hundës, atëherë detyrimisht gjatë gjumit frymëmarrja bëhet përmes gojës, duke sjellë si pasojë tharjen e laringut dhe rrjedhimisht acarimin e zonës.