Shpeshherë skandalet seksuale të priftërinjve për akte të turpshme kundrejt të miturve apo edhe të rriturve janë vënë në vëmendjen e mediave. Papa Françesku nxori ditë e martë një rishikim të Kodit Penal të Kishës Katolike në të cilin përfshiheshin ndërshkime.
Sipas rishikimit që Papa Francesku ka publikuar, priftërinjtë që kryejnë akte të tilla kundër të miturve apo të rriturve mund të përjashtohen nga kisha, ndërsa punonjësit mund të hiqen nga puna ose të ndëshkohen me gjoba.
Të gjithë peshkopët do të mbajnë përgjegjësi nëse nuk marrin masat e duhura për të ndëshkuar ata priftërinj që krejnë shkelje dhe bëhen pjesë e skandaleve.
Ndryshimet në Kodin Penal të Kishës Katolike njoftohen pas 14 vjet studimesh dhe për t’u përpjekur të parandalohet problemi i abuzimit seksual.
/Priza.al/