Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka shprehur urimin e tij për 32-vjetorin e Partisë Demokratike.
Berisha shkruan se përvjetori i themelimit të Partisë Demokratike është njëherazi edhe përvjetori i pluralizmit politik në Shqipëri.
Postimi i Sali Berishës:
‘Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike!
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri’, shkruan Sali Berisha në një postim në Facebook.