Ceremonia e PD, Alibeaj: Ditë reflektimi, kjo forcë politike mbart idealin dhe vlerat që kërkon shoqëria jonë (video)

Ditë reflektimi e ka quajtur festën e 32 vjetorit të themelimit të PD, Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj. Gjatë fjalës së tij  në ceremoninë e organizuar nga Partia Demokratike, Alibeaj, teksa falenderoj për pjesëmarrje masive tha se Partia Demokratike dëshmon ideal dhe vlera të domosdoshme për shoqërinë shqiptare, kjo ditë është e rëndësishme, sipas tij, për të reflektuar e për ta çuar Shqipërinë përpara

Ai shtoi më tej se çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejnë.

“32 vite më pas në një atmosferë gëzimi ca momente reflektimi secili nga ne duhet ti bëjë. Më takon mua që në emër të PD, në emër të qendrëstarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së. Kam arritur në një kohë kaq të shkurtër të vështirë të këtyre muajve të vitit të fundit më ka çuar tek gjeneza, tek misioni i PD-së atëherë kur lindi.

Në fakt 3 kanë qenë misionet kryesore, të cilat mbaj mend dhe jemi ushqyer. I pari PD lindi dhe u krijua si nevojë për një formacion politik që të kthehej drejt Perëndimit. Edhe sot ky është një nga misionet kryesore. Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata.

Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë demokrat. Do mbetemi partia e vlerave anti-komuniste. Jemi njerëz të lirë e ti themi gjërat siç janë, Çdo tradhti çdo largim nga këto vlera është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort. Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar”, tha Alibeaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *