Kupa e Botës ka hyrë në një fazë tepër emocionuese, teksa janë mësuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste.
Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca, janë kombëtaret që do kërkojnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm në botë.
Pas dy ditëve pushim, Botërori do të rikthehet të martën e 13 dhjetorit me gjysmëfinalen e parë Argjentinë-Kroaci që do të zhvillohet në orën 20:00.
Ndërkohë të mërkurën, po në orën 20:00, do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Francës dhe Marokut.
Në datën 17 dhjetor, ora 16:00 do të luhet play off për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohet më 18 dhjetor.
j.l./ dita