Pas skandalit me videot në ‘Tik Tok’ në ambientet e gjykatës së Elbasanit, sot janë publikuar të tjera video të Enkeleda Kapedanit. ILD ndodhej dje në gjykatë për të verifikuar nëse videot ishin bërë në ato ambiente.
Kryegjyqtarja i mohoi të gjitha akuzat, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot, pasi ajo vetë nuk ka Tik Tok.
Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u bë hit në rrjet pas publikimit nga ‘Hashtag’, të disa videove të saj në TikTok, ku dukej duke “sfiluar” në korridoret e gjykatës dhe zyrën e saj.
Drejtuesja e Gjykatës në një prej qarqeve më problematike në vend sa i përket krimit kujdesej që gjatë detyrës së saj të realizojë edhe video për rrjetin social “Tik Tok”, rrjet i popullarizuar posaçërisht për videot.
E shkujdesur totalisht nga të qenët në zyrat e institucionit, Kapedani performon me duar dhe me flokët e saj, pamje këto të denja për të ashtuquajturat “vajzat e Instagram-it”.
/Priza.al/