Pasi fitoi shumë vota në Tiranë, por duke pasur edhe një përvojë të suksesshme në biznes, ai befas shfaqi edhe ambicien politike për të garuar për marrjen e kryesimit të partisë ku bën pjesë.
Kështu sot, kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj, ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Shehaj thekson se, PD-ja është mbështetur gjithmonë nga SHBA, duke shtuar se lidhja e kësaj force politike me amerikanët do të forcohet edhe më shumë.
Ja postimi i plotë i Agron Shehajt në Facebook:
“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.
Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.
Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen”.
/Priza.al/