Vrasja në Tepelenë/ Kush ishte Çajup Selimi, ‘i forti’ që u qëllua me breshëri tek dera e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen ’15 shtatori’ ku Çajup Selimi 54 vjeç është vrarë me armë zjarri  në hyrje të banesës së tij. Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake rezulton se viktima është pronar i një biznesi në qytet, ndërsa ka më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Në vitin 208 Selimi është konfliktuar me dy persona të cilët e kanë goditur atë me mjete të forta. Menjëherë pas këtij konflikti,  familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera.

Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini banues në Tepelenë. Rezulton se familja e viktimës dhe familja e  Risiano Abedinit menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes.

Sipas policisë, Çajup Selimi është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në ndihmë të policisë së Tepelenës. Janë ngrit pika kontrolli.Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi që ka shokuar qytetin e Telepenës.

Priza.al ka arritur të sigurojë foton e viktimës 54-vjeçare.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *