Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Lazart të Gjirokastrës. Si pasojë ka mbetur pa energji elektrike gjysma e fshatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Korodhocë, në pjesën e poshtme të fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave elektrike u përfshi nga flakët.
Në vendngjajre kanë shkuar forcat e PMNZH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
j.l./ dita