Një nga banorët e shtëpisë së famshme Big Brother VIP Kosova është edhe djali i humoristit të ndjerë Rasimi Thaçi – Cima, Artani.
Aktori i ri është kthyer një ndër banorët më të dashur të shtëpisë teksa edhe po përfshihet në debate të ndryshme.
Megjithatë, ditën e sotme (e diel) Artani kishte një mesazh dashurie për një person të zemrës që ndodhet jashtë shtëpisë së BBVK.
Ai bëri një dedikim për bashkëshorten e tij të cilës ia shprehu dashurinë që ka për të duke iu drejtuar kamerave.
“E përshëndes gruan time, të dua shumë”, është shprehur Artani.