Pas shfaqjeve “hot”, Dua Lipa zgjedh pamjen “casual” në rrugët e New York

Dua Lipa  u pa në rrugët e New Yorkut.

Krijuesja e hiteve 27-vjeçare dukej e ngrohtë dhe komode me një xhaketë lëkure të zezë dhe një shall të gjatë me thekë të mbështjellë rreth qafës. Fituesja e Grammy- t veshi xhinse të lira me këmbë të drejta dhe atlete të bardha për daljen e saj në Big Apple, duke stiluar flokët e saj të errët në shtresa të lirshme.

Artistja me origjinë britanike e mbajti pranë saj çantën e saj ngjyrë blu të kaltër, Chanel dhe mbante një grim natyral me një buzë rozë dhe e kompletoi pamjen me një palë syze dielli të gjera. Këngëtarja e Cold Heart dukej e rikuperuar mirë nga performanca e saj e së premtes mbrëma në Jingle Ball të Nju Jorkut, ku u ngjit në skenë së bashku me Lizzo, Charlie Puth, Backstreet Boys, Demo Lovato dhe shumë të tjerë në koncertin e përvitshëm të festave.

Dua Lipa

Artistja e “New Rules” ndau foto të saj me një veshje sirene të argjendtë që binte në sy, të cilat ajo i shpërndau në rrjetet sociale. Ajo veshi një sytjena të sipërme me dizajn të ndërlikuar dhe dollakë të bardhë me një karficë të koordinuar në brez.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *