Fakti që Francesco Totti dhe Noemi Bocchi janë në një lidhje serioze nuk është më mister. Pas udhëtimit të parë zyrtar, kur u shfaqën dorë për dore në tapetin e kuq të “Globe Soccer Awards” në Dubai, dhe debutimit në tribunat e Trigoria, ku ndoqën një ndeshje së bashku me Cristian (djalin e madh të Tottit), tashmë gjithçka duket gati për fillimin e bashkëjetesës.
Këtë e dëshmojnë pamjet e publikuara nga e përjavshmja “Chi”, të cilat vërtetojnë se kalimi në super apartamentin në veri të Romës është tashmë në një fazë të avancuar.
Fotot në fakt tregojnë punonjësit e një kompanie lëvizëse, gjatë transportit të disa orendive që Noemi ka vendosur t’i marrë në shtëpinë e re. Për të ndihmuar partneren e re të “Pupone” ka menduar babai i saj dhe disa teknikë, të cilëve më pas iu bashkua ish-numri 10 i Romës dhe një mik.
Nëse Francesco tani e ka bërë publike jetën e tij të re, Ilary Blasi ka zgjedhur të mbajë një profil më të ulët. Ose ndoshta do të ishte më mirë të arkivohet e kaluara, duke qenë se javën e kaluar prezantuesja u përjetësua në krahët e Bastianit, sipërmarrësit gjerman me të cilin ndodhi “shkëndija”. Kështu, edhe ajo pas përfundimit të martesës me Tottin duket se ka gjetur qetësinë.