“Superliga? Askush nuk do të merrte pjesë në këtë kompeticion dhe askush nuk do të shkonte për t’i parë ndeshjet”.
Flet Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, i cili është rikthyer për të kritikuar projektin e ideuar nga Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona: “Konkurrencë e mirë me tri skuadra…”
Numri një i PSG-së, i cili drejton edhe ECA (Shoqatën e Klubeve Evropiane), është i bindur se as në të ardhmen askush nuk do t’i ndjekë bardhezinjtë dhe dy gjigantët spanjollë:
“Vetë futbollistët nuk do ta lejonin kurrë krijimin e Superligës. Askush nuk do të merrte pjesë në këtë turne dhe askush nuk do të shkonte në stadium. Askush nuk do të organizojë asgjë”.