Ivana Knöll, një modele kroate me më shumë se 1.6 milionë ndjekës në Instagram, ka udhëtuar në Katar për të brohoritur Kroacinë në Kupën e Botës dhe për… të sfiduar censurën me veshjet e saj ekstravagante në tribuna.
Ish-Miss Kroacia dhe ‘balerina’ e famshme, e cila tashmë ishte në Kupën e Botës 2014 dhe 2018 duke bërë tifo për kombëtaren kroate, është bërë protagoniste e një Botërori tjetër. Në faqen e saj në Instagram, modelja kroate ndan video të jetës së saj të përditshme në Katar gjatë Kupës së Botës.
Ivana Knöll, femra më e bukur në Kupën e Botës në Katar, sipas shumë tifozëve, ishte e ftuar përmes video-lidhjes në emisionin televiziv “Piers Morgan Uncensored”, në të cilin tha se veshja e saj provokuese u prit mirë nga katarianët “e zakonshëm”: “Familje të tëra duan një foto me mua, gra, burra dhe fëmijë. Nuk kam marrë asnjë koment negativ që kur mbërrita në këtë vend të Lindjes së Mesme”.
Pyetjes plotësuese të prezantueses nëse ka hasur në rezistencë nga shumica e myslimanëve për shkak të garderobës së saj provokuese, Ivana, e veshur me një kanatiere me flamurin kroat, i është përgjigjur: “Të them të drejtën, jo. U habita shumë, jam shumë e lumtur. Katarët pranuan veshjet e mia. Këtu ka edhe njerëz nga shumë vende të tjera, nuk kam pasur ndonjë reagim të keq për veshjet që vesh”.
“The Sun” kujtoi se si Knöll u bë e famshme në Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014 dhe tërhoqi vëmendjen katër vite më vonë në Rusi. Biznesmeni nga Katari, Mohammed Hassan Al-Jefairi foli gjithashtu me Piers Morgan në emision. Ai ndezi një debat në Twitter javën e kaluar, kur kritikoi shfaqjen e gjoksit të Ivanës në tribuna.
Gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Belgjikës, dy burra me veshje tradicionale arabe fotografuan tinëzisht një grua tërheqëse me ngjyrë. Ishte kjo foto që pushtoi internetin dhe vetë Knöll e shpërndau në Instagramin e saj, ku tani ndiqet nga një milion njerëz.
“Ata e fotografuan jo sepse e pëlqejnë, por sepse nuk iu pëlqen mënyra e gabuar e të veshurit, duke marrë parasysh kulturën tonë, – shkroi Mohammed në Tëitter. – Do ta ftoja Ivanën të mësonte diçka për njerëzit me pamje tjetër të botës, të cilët mund të mos pajtohen me të. Natyrisht, askush në Katar nuk do të thotë diçka drejtpërdrejt në fytyrën e saj. Në fund të fundit, ne jemi një vend shumëkombësh”.
Nga ana e saj, Ivana është mbrojtur: “Isha e zemëruar kur lexova, sepse nuk jam muslimane dhe nëse ne në Evropë respektojmë veshjet e tyre, mendoj se edhe ata duhet të respektojnë mënyrën tonë të jetesës, fenë tonë”.