Kaka thotë se brazilianët nuk i respektojnë yjet e tyre: Edhe Ronaldon e trajtojnë si ‘trashaluq’

Ish-ylli brazilian, Kaka, beson se shumë nga bashkatdhetarët e tij nuk kanë respekt për sulmuesin ikonik Ronaldo, duke thënë se ata e shohin atë thjesht si një “njeri të trashë” (trashaluq).

Ronaldo konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, pasi ndihmoi Brazilin në suksesin e Kupës së Botës më 1994 dhe 2002. “Fenomeni” pati periudha të suksesshme te Barcelona, Inter dhe Real Madridi. Megjithatë, ish-ylli i Real Madridit dhe Milanit, Kaka beson se pjesa tjetër e botës e respekton atë më shumë se bashkombasit e tij brazilian.

“Është e çuditshme ta thuash këtë, por shumë brazilianë nuk e mbështesin Brazilin, – pohoi Kaka në ‘BeIN Sports’. – Ndodh ndonjëherë. Nëse e shihni Ronaldon duke ecur këtu, do të mendoni: Uau, ai ka diçka ndryshe. Në Brazil, ai është thjesht një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë.

Kaka Milan

Sigurisht, shumë brazilianë e duan Ronaldon. Unë e dua Ronaldon, por mënyra se si ai respektohet në Brazil dhe jashtë vendit është ndryshe. Unë shoh më shumë respekt për të jashtë vendit sesa në Brazil”.

Ronaldo shtoi në peshë pasi karriera e tij përfundoi dhe shumë media e fansa e talleshin me të për ndryshimin drastik trupor gjatë viteve.

Sulmuesi legjendar do të bëjë tifo për Brazilin, teksa do të përballet sonte me Kroacinë në çerekfinalet e Kupës së Botës. Gjigantët amerikano-jugor po kërkojnë ta fitojnë kompeticionin për herë të parë që nga viti 2002.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *