“Kush është numri 9 më i mirë në Kupën e Botës? Menjëherë më vjen ndërmend Ibra, i cili foli për mua para turneut, duke thënë se do të isha sulmuesi më i mirë në Botëror dhe golashënuesi më i mirë. Nuk e di kush është tani i pari, me siguri Kylian, anësori më i mirë”.
Olivier Giroud foli pak edhe për Milanin në konferencën për shtyp, dy ditë pasi shënoi kundër Polonisë dhe 3 ditë para çerekfinales kundër Anglisë: “Kur mbërrita në Milano isha i zhgënjyer që u largova nga Premier League, por për mua ishte koha të gjeja një sfidë tjetër.
Të luash për Milanin është një mundësi e shkëlqyer, doja të bëja gjithçka siç duhet. E dija që kisha më shumë vite përpara, jam shumë krenar për titullin në vitin tim të parë, por dua të bëj edhe më shumë për këtë klub”.
Franca, natyrisht, është mendimi i tij i parë dhe Kylian Mbappé aleati i tij i parë: “Është shumë bukur të luajmë së bashku, ai është një nga më të mirët, me të cilët kam qenë në fushë. Kylian është i frikshëm, mund të përmirësohet ende.
Ai është sulmuesi më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Nuk e keni parë akoma më të mirën e tij. Festa jonë? Nuk ishte e llogaritur, u gjendëm afër dhe doli një foto e bukur. Ai gol ishte një lehtësim i madh, marrëdhënia ime me Kylian është shumë e mirë”.
Disa fjalë edhe mbi rekordin e tij, 52 golat me kombëtare, me të cilët kaloi Thierry Henry: “Rekordi më kujton të gjitha vitet e kaluara në kombëtare, me shumë ngritje dhe disa ulje. Gjëja më e rëndësishme tani është të jap shembullin për të rinjtë, skuadra ende ka nevojë për mua”.
Sfida tjetër është ajo me Anglinë e Harry Kane, në një farë mënyre “alter egoja” e tij: “Kam folur për të me Lloris, jemi të krahasueshëm në profil dhe fizik. Përveç golave, Kane merr pjesë në lojë. Anglia ka pasur një turne të mirë deri tani, do të jetë një ndeshje e vështirë”.