Ilary Blasi ‘fshin’ Tottin, fluturon për në Zvicër. Detajet e pushimeve të ëndrrave me të dashurin e ri

Ilary Blasi po kalon pushime ëndrrash. Ish-gruaja e Francesco Tottit tashmë fluturoi për në Zvicër, në St Moritz, për fundjavën e gjatë të 8 dhjetorit së bashku me partnerin e saj të ri Bastian.

Në postimet sociale të prezantueses televizive italiane, tani për tani Bastian nuk shihet, por janë inkuadruar malet dhe shoferi që po e çon në hotel.

I dashuri i ri duket se e ka shoqëruar në këtë rrugëtim romantik. Në grup është edhe shoqja e saj, Michelle Hunziker. Ilary po qëndron në hotelin e mrekullueshëm “Kulm”, një strukturë për (të paktën) 1200 euro nata.

Me kuzhinë speciale, palestër moderne dhe shumë aktivitete të tjera, “Kulm Hotel” konsiderohet si një nga përsosmëritë e qytetit zviceran. Dhe Ilary është gati të jetojë ditë të paharrueshme atje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *