Nokia së fundmi zbuloi se ka kompletuar “migrimin” tek Android 12, dhe se nëse ndonjë nga telefonat e mençur se ka marrë OS-in në fjalë, atëherë ato nuk do ta pranojnë atë në të ardhmen.
Pas këtij njoftimi erdhi konfirmimi mbi atë se cilat telefona do të jenë të parat në radhë për ta marrë përditësimin e Android 13.
Lista përmban 5 telefona – Nolia X10 dhe Nokia X20, Nokia XR20, Nokia G50 dhe Nokia G11 Plus, të cilat edhe kanë kosto më të ulët, raporton GSM Arena.
Treshja e telefonave të ri të mençur, C31, G60 5G dhe X30 5G, të cilat u prezantuan në muajin shtator në eventin IFA 2022 të mbajtur në Berlin, nuk gjenden në listë, por kjo ka ndodhur për shkak se 2 telefonat e fundit ende nuk janë në dispozicion për blerje në tregun kinez.
Prodhuesi finlandez i telefonave veçse ka konfirmuar planet e tyre për përditësime, dhe se Android 13 patjetër do të arrijë tek telefonat e kësaj kompanie.
Pesë telefonat e tjerë të Nokia-s të konfirmuar sot plotësojnë kërkesat e rekomanduara nga Android Enterprise, të cilat janë të orientuara nga biznesi, të tilla si vendosja në masë me regjistrim me prekje zero, përditësime të shpejta të sigurisë së Android, disponueshmëri fizike e njësive të mjaftueshme dhe “përvojë konsistente në aplikacion”.