Kroacia krenohet me njërën nga mesfushat më të mira, me dhe pa top, në “Katar 2022”, të përbërë nga Luka Modric, Mateo Kovacic dhe Marcelo Brozovic. Modric, në moshën 37-vjeçare, është imazhi i çdo sakrifice. Megjithatë, ai që po bën sforcon më të madhe fizike në aspektin sasior është Marcelo Brozovic (Zagreb, 16.11.1996).
“Spiranca” e Interit është bërë “maratonomaku” i Kupës së Botës: Askush nuk është mbi 56.26 kilometra, sa ai ka përshkuar deri tani në turneun e Katarit.
Kjo i ndihmoi ballkanasit në kohën shtesë kundër Japonisë. Brozovic, i cili shënoi një nga penalltitë që i dhanë Kroacisë kalimin në çerekfinale, përshkoi 16.7 kilometra kundër japonezëve, duke thyer rekordin në historinë e Kupave të Botës që ai vetë e vendosi më 2018.
Në gjysmëfinalen e Botërorit pararendës, kundër Anglisë, ai përshkoi 16.3 kilometra. Pra, ai është lider i Botërorit në këtë drejtim. Me largësi, pas tij janë amerikani Tyler Adams (49.62 km), australiani Jackson Irvine (48.96 km), marokeni Sofyan Amrabat (48.01 km) dhe Pedri (46.62 km).
Marcelo Brozovic has covered more ground in against Japan than any player in a World Cup match since records began, beating his own record from 2018:
Marcelo Brozovic – 16.7km vs. Japan 2022 Marcelo Brozovic – 16.3km vs. England 2018
Workhorse. pic.twitter.com/eT5yboiwML
— Statman Dave (@StatmanDave) December 5, 2022
Mund të ketë edhe ndonjë kroat tjetër të përfshirë… Megjithatë, statistikat zyrtare të FIFA-s tregojnë vetëm liderin e çdo skuadre kombëtare në këtë aspekt. Brozovic, i mësuar të luante si mesfushor ose në krah në fillimet e tij, pësoi një transformim pozicioni vite më parë.
Një “demarkacion” që vjen si “unaza në gisht”. Brozovic nuk është vetëm lojtari që vrapon më shumë në Kupën e Botës…, por edhe ai që bllokon gjuajtjet e dyta (9).
Do të ishte e padrejtë, megjithatë, të theksohej vetëm aspekti mbrojtës i mesfushorit të Interit. Brozovic është, sipas vetë FIFA-s, lojtari që jep më shumë pasime te Kroacia (363) dhe që rikuperon më shumë topa (409).
Në nivel global, të dhënat nga “Fbref” e tregojnë atë si lojtarin e pestë që ka rënë në kontakt me topin më shumë herë (413) në “Katar 2022” dhe i 10-ti që ka bërë pasimet më progresive (21).
“Kur luani në një ekip me Modric, Kovacic dhe Brozovic në mesfushë, gjysma e problemeve tuaja tashmë janë zgjidhur”, – mburret Josko Gvardiol, duke e paralajmëruar Brazilin para çerekfinales.