Luftime të ashpra në lindje të ukrainës qyteti Bakhmut rrafshohet me tokë!

Forcat ruse kanë vazhduar sulmet ajtore ndaj qytetit ukrainas  Bakhmut në lindje të vendit duke shkatërruar thuajse gjithë infrasttukturën dhe objektet e banimit.

“Okupatorët në fakt shkatërruan Bakhmutin, një qytet tjetër të Donbasit që ushtria ruse e ktheu në gërmadha të djegura”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin drejtuar kombit.

Guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, vlerësoi shtatë javë më parë se 90% e popullsisë së qytetit prej mbi 70,000 banorësh kishin ikur në muajt që kur Moska u përqendrua në pushtimin e të gjithë Donbasit.

Presidenti Volodymyr Zelensky ndërkohë tha se situata është “shumë e vështirë” edhe në rajonin e Odesas.

Ushtria ukrainase tha se i rrëzoi dhjetë dronë të lëshuar nga Rusia të shtunën, por pesë dronë të tjerë arritën të godasin infrastrukturën energjetike, duke i lënë kështu rreth 1.5 milion banorë pa rrymë.

” Vetëm infrastruktura kritike është e lidhur dhe për aq sa është e mundur po furnizohet me energji elektrike. Terroristët rusë në total përdorën 15 dronë ‘Shehed’ kundër rajonit të Odesës vetëm në një natë të shtunën. Ky është qëndrimi real i Rusisë ndaj Odesës, qëndrimi ndaj qytetarëve të Odesës”, deklaroi Volodimir Zelenski, President I Ukrainës.

Që nga tetori, Moska ka sulmuar pika kyçe të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me sulme të shumta me predha dhe dronë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *