I ftohti polar i drejtohet Ballkanit, kur priten reshjet e dëborës

Situata e reshjeve është përmirësuar ndjeshëm, duke bërë që territori shqiptar të jetë nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash.

Megjithatë, reshjet do të jenë prezente gjatë pjesës së dytë të ditës, në sasi më të pakta.

Ndryshe është paraqitur situata termike, bën me dije meteorologia Lajda Porja. Gjatë natës ka patur depërtim të masave ajrore polare që janë drejtuar tashmë drejt vendeve të Ballkanit, duke sjellë menjëherë rënie të temperaturave.

Pjesa e parë e javës do të jetë tipike dimri. Në zonat malore temperaturat do zbresin deri në -3 gradë Celsius dhe maksimalet jo më shumë se 12-13 gradë. Të martën dhe të mërkurën priten reshje dëbore në zonat malore.

Në pjesën e dytë të javës pritet sërish rritje e temperaturave si dhe prezencë e reshjeve. Temperaturat pritet të ngjiten në 20 apo 21 gradë Celsius.

Ndërkohë, në Kosovë pritet të ketë temperatura -4 deri në -5 gradë në pjesën e parë të javës dhe maksimalet jo më shumë se 3 apo 4 gradë.

Maqedonia e Veriut pritet të regjistrojë temperatura -4 deri në -5 gradë deri të mërkurën.

Ndërkohë, pjesa e dytë e javës për vendet e rajonit pritet të sjellë rritje të temperaturave dhe prezencë të reshjeve.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *