Përmbytjet, si paraqitet situata në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problematika në disa zona të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura.

Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura, ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative.

Aktualisht, në Qarkun e Lezhës janë 440 ha tokë e përmbytur. Përmbytje ka në zonën e Treshit, në Balldren dhe në Gjonem.

Rreth 300 ha tokë e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi.

Njoftimi në Bashkinë Lezhë

Në njësinë administrative Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish-këneta e Torovicës.

Ne njësinë administrative  Zejmen deri në këto momente janë të përmbytura rreth 30 ha, në Tresh.

Në njësitë administrative Blinisht dhe Dajç, uji është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Në hidrovorin  Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuote kritike. Në hidrovorin  Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Në Bashkinë e Kurbinit.

Ne zonen Kurbin ka probleme ne KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit ne anen e siperme te tyre ne fshatin Gjorem dhe ne Shullaz. Ka rreth 210 ha toke bujqesore te permbytura ne ish keneten Gjonem e cila kullon nepermjet hidrovorit Shllinza. Ne hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Ne hidrovorin Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sip te permbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.

Nga informacionet e mbledhura sot ne mengjes, si dhe nga monitorimi i situates ne terren, ju informojme se situata sot ne territorin e Kurbinit eshte e qete. Sasia e rreshjeve te rena nga ora 5 e mbremjes se djeshme e deri sot ne oren 7 eshte rreth 45 mm, por qe nuk ka shkaktuar problematika.

Hidrovoret jane ne pune me kapacitet te plote dhe furnizimi me energji ka qene normal. Niveli i ujrave, kryesisht ne KUL, ka qene ne ulje, duke bere keshtu minimizimin e rriskut per te dale jashte argjinatures.

Edhe uji, i pranishem ne oboret e familjeve te prekura dje, eshte terhequr duke sjelle keshtu normalizimin e situates.

Qe prej dites se djeshme, ne gjithe pikat e rrezikut, vazhdoine punen per pastrimin e kanaleve dhe perforcimin e pikave te dobeta te argjinaturave, 6 mjete te renda, 3 te Bordit te Kullimit dhe 3 te Bashkise Kurbin. Shkarkimi i bere nga hidrc.i Ulzes dhe Shkopetit, pavaresisht sasise se rreshjeve te rena, nuk shkaktoi fryerje te rrezikshme te lumit Mat.

Në Bashkinë Mirditë

Pas komunikimit me kryetaret e njesive administrative Mirdite nuk raportojne problematika. Ne fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezence dheu ne rruge, fadromat e bashkise jane ne vendngjarje dhe po punojne per kthimin ne normalitet  te rruges.

Kuotat e lumenjve

Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjtë Mat dhe Gjader nuk kanë kuota të larta për t’u shqetësuar.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *