“Drejtori i Bordit të BlackRock-ut”, si i mashtroi Rama shqiptarët për ish këshilltarin e Merkel

Kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë se qeveria kishte marrë si këshilltar për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller. Ky i fundit ka shërbyer si kryekëshilltar për ekonominë pranë Angela Merkel.

Por kreu i qeverisë mashtroi kur tha se, Lars-Hendrik Röller prej disa muajsh kishte marrë postin e drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD.

Nga kërkim i thjeshtë në “Google” rezulton se, Lars-Hendrik Röller ka patur vetëm funksionin e këshilltarit të jashtëm.

“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD”, shkruajti Rama një ditë më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *