Homeland Justice publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme

Homeland Justice publikojnë certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Në rrjetin social “Telegram”, “Homeland justice” ka nxjerrë 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?”

Dokumentet mendohet se janë prodhuar nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26-6-2020. Mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Repuvlikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar“.

Ndërsa në fund pasi mbyllet me frazën se ky dokument lëshohet për nevoja të brendshme të institucionit tonë, e se lëshuesi i dokumentit është Fatmir Luzi. Po ashtu, kanë nxjerrë edhe dokumente nga “Central Intelligence Agency” lidhur me organizatën e MEK për të cilët shkruhet: Kanë një propagandë aktive jashtë Iranit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *