Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Lënda plasëse është vendosur në një biznes, ku pronar është Amarald Canaj nga Kukësi, e që prej kohësh banon atje por biznesin e ka në Tiranë pranë kompleksit të njohur si “Kika 2”. Pronari i biznesit ende nuk është identifikuar me emër, por edhe më parë ka vuajtur një sulm të tillë me lëndë plasëse.
Shpërthimi ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia e Shtetit ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës, ndërkohë që pritet edhe zbardhja e dëshmisë së pronarit të biznesit. Ndërkohë uniformat blu, ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.