Katar-Doha- Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca janë katër ekipet gjysmëfinaliste të Botërorit të Katarit, që do luftojnë për të prekur trofeun.
Teksa na ndajnë shumë pak ditë nga finalja e madhe dhe të gjithë presin kush do të triumfojë, superkompjuteri “532” ka bërë parashikimin e tij. Sipas superkjompjuterit ekipi favorit është Argjentina e Lionel Messit.
Gjithsesi do të duhet të presim deri datën 18 dhjetor për të vërtetuar nëse parashikimi i superkompjuterit do të rezultojë i vërtetë.