Partia Socialiste ka shtyrë mbledhjen e grupit parlamentar.
Mbledhja, e cila ishte planifikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm në selinë rozë në orën 09:00, do të organizohet mbasdite.
Grupi i PS do të mblidhet në orën 16:30, gjysmë ore para nisjes së seancës plenare.
Arsyet e shtyrjes së mbledhjes ende nuk bëhen të ditura.
j.l./ dita