Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë aksidentalisht në një përrua në fshatin Pashtresh në Gjinar.
59-vjeçari u gjet i pajetë nga fqinjët.
“Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
j.l./ dita