TEPELENE/ Priza.al ka arritur të sigurojë fotot e vendit të ngjarjes ku u ekzekutua me breshëri plumbash 54-vjeçari Çajup Selimi. Persona ende të paidentifikuar e vranë Selimin përpara banesës së tij. Policia ende nuk ka një pistë konkrete për të zbardhur ngjarjen por dyshohet se mund të ketë lidhje me konkurencën në biznes.