Raportohet se Elon Musk kërcënoi stafin e Twitter me padi në rast të rrjedhjes së ndonjë informacioni konfidencial

Sipas disa raporteve, Elon Musk ka kërcënuar ata “pak” punëtorë të Twitter që vazhdojnë të japin informacione konfidenciale tek mediat.

Zoë Schiffer e Platformer e mori një kopje të e-mailit të shtunën, por nuk e postoi dokumentin në internet, duke shkruar se këtë e bëri për shkak se “Twitter po bën gjithçka që mundet për t’i kapur burimet”.

Sipas cicërimave të Schiffer, Musk në e-mail kishte shkruar: “Siç është evidentuar nga shumë informata konfidenciale të rrjedhura të Twitter, disa persona në kompaninë tonë vazhdojnë që të veprojnë në një mënyrë e cila bie në kundërshtim me interesat e kompanisë dhe në shkelje me NDA-në e tyre”.

Ai tutje shtoi: “Kjo që po e them tani do të thuhet vetëm një herë: Nëse në mënyrë të qartë dhe të qëllimshme ju e shkelni NDA-në të cilën ju e keni nënshkruar kur i jeni bashkuar kompanisë, ju e pranoni përgjegjësinë në masën e plotë të ligjit dhe Twitter do të kërkojë menjëherë dëmshpërblim”.

Sipas e-mailit, stafi kishte kohë deri në orën 17:00 sipas kohës lokale të shtunën për të nënshkruar një garanci.

Ndërsa, një burim brenda Twitter për Business Insider gjithashtu e konfirmoi se Musk e ka dërguar e-mailin tek stafi i Twitter.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *