Skandal! Hakerat iranianë nuk ndalen, dalin dëshmitë e penalitetit për 214 persona

Hakerat iranianë sërish në sulm! Kësaj here janë publikuar 214 dëshmi penaliteti për punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Mësohet se dëshmitë i përkasin viteve 2019-2020, bën me dije Shërbimi Informativ Shtetëror.

Edhe pse këto dokumente nuk përbëjnë ndonjë dëm të madh, sërish vihet në pikëpyetje siguria kombëtare.

Ka qenë vetë kryeministri Rama, ai i cili përmendi më herët se Shqipëria është e 8-ta në Evropë për ofrimin e shërbimeve online.

Edhe pse Rama dhe kabineti i tij nuk bëjnë asnjë reagim, nuk është hera e parë që punlikohen të dhënat e shqiptarëve. Më herët, u bënë publike të dhëna si: numrat e telefonit, targat e makinave, emrat e punonjësve të SHISH, të dhënat e kryeministrit Rama etj.

Edhe pse ka patur kaq shumë publikime, Rama zgjedh të heshtë. Ja si ka reaguar më herët ai në një postim në Twitter.

“Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!” shkruan mes të tjerash kryeministri.

Por cfarë shkruante Homeland Justice, kohë më parë kur i dolën hyrje-daljet Ramës?

“Zoti kryeministër i Shqipërisë, a i keni treguar popullit tuaj se taksat që ata paguajnë përdoren për të strehuar terroristët e MEK në Durrës? A po iu jepet shqiptarëve njësoj tokë, shtëpi, ushqim dhe karburant falas”, shkruhej në mesazh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *