Holanda miraton rezolutën për vendosjen e vizave ndaj Serbisë

Deputetët e Holandës kanë miratuar rezolutën për propozimin që Serbisë t’i vendosen vizat. Holandezët kanë edhe opsione të tjera të “ndëshkimit” të Serbisë për shkak se kjo e fundit nuk ka mbështetur vendet e BE në sanksionet kundër Rusisë.

Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar rezolutën, përmes së cilës i bën thirrje Qeverisë së saj të advokojë në Bruksel për vendosjen e përkohshme të vizave ndaj Serbisë, nëse nuk bashkërendohet me politikën e Bashkimit Evropian.

Propozimi ka marrë përkrahjen e deputetëve të pozitës dhe të opozitës në Holandë.

Deputeti i Partisë Popullore, Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij ka marrë përkrahjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

“Dhoma e Përfaqësyesve përkrahi propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë, nëse Presidenti Vuçiç nuk i përkrahë sanksionet ndaj Rusisë, Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka shkruar deputeti holandez.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *