BE ka siguruar mjaftueshëm gaz për këtë dimër, por mund të përballet me mungesa vitin e ardhshëm nëse Rusia shkurton më tej furnizimet, sipas një paralajmërimi të Komisionit Europian dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), shkruan The Guardian.
Nëse Rusia redukton edhe atë pjesë të gazit që po i dërgon Europës, BE-ja mund të përballet me një mungesë gazi prej 27 miliardë metra kub (bcm) në 2023. tha IEA.
Konsumi total i gazit në BE ishte 412 bcm në vitin 2021, sipas të dhënave të BE-së.
Duke folur në një konferencë për shtyp, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se furnizimi me gaz i bllokut ishte “i sigurt për këtë dimër” dhe BE po përgatitej për dimrin e ardhshëm.
Mbikëqyrësi i energjisë tha se mungesa e mundshme mund të shmanget duke rritur subvencionet dhe politikat për të kursyer energjinë dhe duke zëvendësuar ngrohjen me bazë karburanti fosil.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për fushata më të mira për të inkurajuar konsumatorët që të përdorin më pak energji.
a.m/dita